Ne kuader te nje zhvillimi te metejshem profesional te mesuesve te gjuheve te huaja, DAR po tregon nje vemendje te veçante, bashkepunimit me organizma te huaj qe mund te japin kontributin e tyre per nje rritje te cilesise se mesimdhenies se gjuheve te huaja.

Keshtu Ambasada Amerikane ka bere te mundur ardhjen e nje specialisti te gjuhes angleze, me qellim monitorimin e mesimdhenies ne kete lende dhe percaktimin e nje strategjie ne ndihme te mesuesve dhe nxenesve, per te krijuar kushte me te favorshme qe gjuha e huaj te shnderrohet ne nje mjet te vertete komunikimi, duke perfshire te gjitha aftesite gjuhesore ne te kuptuar me shkrim e te folur dhe te shprehurit me shkrim e te folur. Me kete fokus vezhgimi, specialisti i huaj asistoi ne dy ore mesimore ne shkollen "Shaqe Mazreku" dhe "Qemal Mici", duke vleresuar veprimtarite e realizuara nga mesueset e ketyre shkollave, por duke percaktuar njekohesisht nevojat per zhvillim profesional si dhe strategjite per shkembim eksperience, ne menyre qe nxenesve tu krijohen te gjitha mundesite qe gjuha angleze te mos mbetet nje mjet i kufizuar kominikimi brenda klases, por aftesite komunikuese te jene reale ne çdo rrethane komunikimi ne jete. 

Gjithnje ne kete kuader, DAR Durres, ne bashkepunim me Ambasaden Franceze po mundeson zhvillimin e shkolles verore nga 4 animatore te ardhur nga Franca, te cilet per nje muaj do te bejne te mundur: thellimin i njohurive në lëndën e gjuhës frënge pëmes lojës dhe aktiviteteve zbavitëse; zhvillimin i njohurive kulturore dhe historike mbi vendin am, Francën dhe francezët.; përdorimin e metodave bashkëkohore në të mësuarin e gjuhës së huaj, duke shërbyer si mundësi formimi për mësuesit e rrethit Durres të interesuar në këtë drejtim; realizimin e veprimtarive argëtuese dhe sportive me qëllim zhvillimin e aftësive dhe talenteve. 

Keta specialiste te huaj, ne bashkepunim me DAR Durres do te hartojne raporte perkatese per MAS e IZHA si dhe permes tyre do te behet e mundur krijimi i broshurave orientuese per shkollat.