Prej dy ditësh në datat 10 dhe 11 Nëntor, pranë  sallës së trajnimeve të mësuesve në shkollën  « Leonik Tomeo » u trajnuan 200 mësues të ciklit fillor të klasave të para , dyta , dhe të treta, të cilët morën informacionin mbi « Broshurën informuese për vlersimin përshkrues dhe përmbledhës » për klasat e 1-3  sipas Neni 15, Pika 5, e cila përcakton se “Mësuesi vlerëson nxënësit me përshkrim: gjatë vitit mësimor, në përfundim të disa periudhave të vitit mësimor dhe në fund të vitit mësimor, për: a) qëndrimin dhe aftësitë e përgjithshme të fëmijës si nxënës; b) për objektivat kryesore në fushat e të nxënit. Periudhat caktohen nga ministri. Mësuesi kryen vlerësimet sipas formatit që hartohet nga IZhA dhe miratohet nga ministri”.

 

 

Mësueset e klasave  nga 1-3, pjesmarrës në këtë trajnim, morën përgjigjet për pyetejet ;  Çfarë rëndësie ka vlerësimi përshkrues për nxënësit e tri klasave të para? Ku mbështetet ai? Si kryhet vlerësimi përmbledhës? Pse është e rëndësishme hapja e dosjes për cdo nxënës? Si mund ta ndihmojmë fëmijën për ta organizuar më mirë dosjen e punimeve? Ç’domethënie ka secila shkallë vlerësimi? Si informohet prindi gjatë vitit shkollor për ecurinë e fëmijës së tij? Si hidhet në dëftesë vlerësimi përshkrues?Si plotësohet Amza e shkollës? etj.