NJOFTIM

 

Në zbatim të Udhëzimit nr. 10, datë 03.04.2015, të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, “Për përmbajtjen dhe formën e licencës që fiton kandidati në përfundim të provimit të shtetit për ushtrimin e profesionit të rregulluar të mësuesit”, Qendra e Shërbimeve Arsimore ka përfunduar licencat për ushtrimin e profesionit të rregulluar të mësuesit për Sezonin XIII, Mars - Prill 2019

Për sa më sipër, të interesuarit, që kanë aplikuar pranë ZA Durrës (ish- DAR Durrës), të pajisur dhe me mjet identifikimi, të paraqiten në zyrat e ZVA Durrës, për tërheqjen e liçensës. 

adresa e ZVA Durrës : mjediset e shkollës 9-vjeçare " Marie Kaçulini ", Durrës (kati i parë)