“Me shkollat për komunitete të sigurta  kundër ekstremizmit të  dhunshëm në Shqipëri”

MASR  në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane CIJA.US ,DAR/ZA ka  nisur  fushaten mbi trajnimin e stafeve mësimore në kuadër të luftës kundër ekstremizmit  të dhunshëm dhe radikalizimit, në Shqipëri .

Nga datat 14, 15 dhjetor 2017 DAR Durrës në ambjentet  e  shkollës “Leonik Tomeo” zhvilloi  takimet me përfaqësues të 72 shkolla ve të arsimit parauniversitar  ku u trajnuan  111 zv/drejtues dhe  mësues të arsimt 9-vjeçar dhe të arsimit të mesëm shkollave të rrethit,  mbi temën  “Me shkollat për komunitete të sigurta  kundër ekstremizmit të  dhunshëm në Shqipëri”

Trajnimi  informoi stafin mësimor  të arsimit parauniversitar mbi rëndësinë, rolin  dhe angazhimin e tyre në eleminimin e sjelljeve anti-shoqërore.

Sot më datë 12.01.2018  në të gjithë rrethin e Durrësit u  zhvillua faza finale, e trajnimit ku 111 mësues të trajnuar,  trajnuan 1700  mësueses të  të gjithë rrethit Durrës. ku këto plotësuan dhe pyetësorët me temë “Mbi shkollën për Komunitete të sigurta ” 

Qëllimii trajnimit :

·         Roli i shkollës  dhe i mësuesit në identifikimin  e  elementeve me  prirjet radikale, ekstremiste dhe terroriste të dhunshme.

·         Roli i shkollës  dhe i mësuesit, në parandalimin e sjelljeve  radikaliste  dhe ekstremiste  të cilat  shkelin  të drejtat bazike të standardeve institucionale dhe parimet e edukimit qytetar.

 

Mësuesit u njohën me:

         Terminologjitë kyçe,si terrorizëm ekstremizën radikalizëm 

         Rolin dhë Rëndësia e shkollave në këtë modul.

         Të njihen me tri nivelet e sjelljeve anti-shoqërore ,ekstremiste dhe terrorriste

         Roli dhe përpërgjegjësia e  mësuesit në identifikimin e rasteve 

         Qasjet ndaj rrezikut .

         Të njhen me faktorët dhe treguesit kryesorë që indentifikojnë nxënësit të cilët mundt të jenë raste vunerabël

         Treguesit kryesor në inedtifikimin e rasteve .

         Rekomandime dhe këshillime mbi mardhënien prind-fëmijë  dhe të marrë masat parandaluese kundër sjelljeve anti-shoqërore ,ekstremiste dhe terrorriste .

        Mekanizmat kryesore të raportimit të rasteve të identifikuara