Stampa
Visite: 436

Të dashur Maturantë,

 

Edhe një provim ju ndan nga finalizimi i një rrugëtimi që do t’ju hapë dyert drejt rrugëve të reja në fushën e dijes, apo profesioneve.  Ne të gjithë besojmë në vitalitetin tuaj, forcën dhe energinë, pa të cilat asnjë shoqëri nuk do të mund të bëjë përpara. Është pak të themi se ju meritoni  më shumë shance dhe mundësi. Në fakt, ne ju detyrohemi që t’ju krijojmë çdo hapësirë dhe kushte, që ju të jeni motori i zhvillimit dhe promovuesit e vlerave.

 

Besojmë tek ju dhe urojmë që rezultatet tuaja gjatë tre viteve të shkollës së mesme, sikurse edhe ato të provimeve të Maturës Shtetërore, të përmbushin çdo aspiratë tuajën për shkollim të mëtejshëm, apo edhe punësim.

 

Ju urojmë të gjithëve SUKSESE!