Ditën e shtunë më 23 Janar 2016, 1429 mësues dhe drejtues shkollash të qarkut DURRËS, ashtu si në gjithë vendin, ju nënshtruan vlerësimit nga ana e MAS, për identifikimin e nevojave për zhvillimin e tyre profesional. Pas implementimit të këtij vlerësimi, për mësuesit e Tiranës, ditën e shtunë, ky vlerësim u bë dhe në Durrës, ashtu sikur dhe në DAR-et e tjerë të Shqipërisë.

 

Mësuesit u grupuan në 5 mjedise të testimit, përcaktuar nga DAR Durrës dhe konkretisht në shkollat : "E Re", shkolla sportive "Benardina Qerraxhia", shkolla 9-vjeçare " Kushtrimi i Lirisë" dhe gjimnazet " Naim Frashëri " dhe " Gjergj Kastrioti ".

             

Pjesë e monitorimit të këtij proçesi, në mjedisin e shkollës " Gjergj Kastrioti ", ishte dhe vetë Ministrja e Arsimit dhe Sportit zj. Lindita Nikolla, e cila theksoi se pas identifikimit të nivelit të të gjithë mësuesve në vend, MAS do të krijojë hartën e nevojave për trajnime dhe zhvillim profesional të mësuesve.

IZHA ka përcaktuar testin e vlerësimit, bazuar në katër fusha, që ishin : Planifikimi i një ore mësimi, Mësimdhënia, Komunikimi dhe Zhvillimi Profesional.