Në zbatim të Udhëzimit nr.8/1 datë 02.04.2014 "Pë zgjedhjen shpërndarjen dhe shitjen e teksteve shkollore pë vitin shkollor 2014-2015", Drejtoria Arsimore Rajonale Durrës ka monitoruar nga afër procesin, duke pasur ne fokus te vezhgimit zbatimin e udhezimit, ngritjen e komisioneve perkatese, plotesimin e proces-verbaleve, pjesemarrjen e prinderve ne proces etj. Ky proces ka vijuar mire dhe te gjitha institucionet tashme kane percaktuar paketen kurrikulare per perdorim per vitin shkollor 2014-2015. Mesuesit kane qene te lire te ruajne, apo te ndryshojne zgjedhjet e tyre, bazuar ne cilesine e teksteve, perputhjen e tyre me programet lendore, pershtatjes me kushtet dhe nivelet e nxenesve. Mbetet qe drejtorite e shkollave te bejne kujdes qe te gjitha tekstet alternative te jene pjese e bibliotekes se shkolles, duke evituar qarkullimin e tyre te pa dokumentuar, ne menyre qe ruajtja e tyre te jete e sigurt duke respektuar procesin e altertekstit.