Në kuadër të ditës së aksionit kombëtar, "Ta Pastrojmë Shqipërinë – 24 Nëntor 2017", shkollat e qarkut të Durrësit janë aktivizuar dhe kanë dhënë kontributin e tyre në komunitet. Falenderime për nxënësit, mësuesit dhe drejtuesit për angazhimin serioz.

 

Shkolla e mesme "Leonik Tomeo"

Dita e pastrimit u nda ne dy faza. Faza e pare, bisede ne klasa midis mesuesve kujdestar dhe nxenesve per t'i sensibilizuar mbi rendesine qe ka kjo dite, per te mbajtur paster ambjentin, territorin ku jetojme dhe shkollohemi.Nxenesit u njohen me hapsiren e tyre te pastrimit, u pajisen me thase, qese plastmasi dhe doreza.Faza e dyte ishte pastrimi ne terren. Pjesmarja e nxenesve ishte 100% dhe u mblodhen 55 thase me mbeturina, te cilat u lane prane koshave te mbeturinave.