R E P U B L I K A   E   SH Q I P Ë R I S Ë

MINISTRIA E ARSIMIT SPORTIT DHE RINISË

SHKOLLA “LEONIK TOMEO.”DURRË

Në kuadër të vitit të Skënderbeut në shkollën “Leonik Tomeo” u zhvillua në lëndën e historisë në  klasën e XI-K një orë model nga mësuesja Aida Kasi me temë: “Gjergj Kastrioti dhe Beslidhja Lezhës “. Gjëja e parë që binte në sy ishte mjedisi ku mësuesja së bashku me nxënësit realizuan vendosjen në mënyrë rrethore të nxënësve dhe qellimi të kishin njeri-tjetrin përballë ndërsa mësuesja në qëndër. Nxënësit dhe mësuesja kishin siguruar bazën material të përbërë nga:

  •  Harta e shqipërisë gjatë periudhës së Skenderbeut.                                                                 
  •  Pankarta të shkruara nga nxënësit për Skenderbeun.                                                             
  • Piktura për Skënderbeun si dhe shkrim dhe poezi.                                                              
  • Statuja e Skenderbeut si dhe simbolë të shtetit të Skenderbeut.                                         

Në këtë orë model qellimi ishte zbatimi i kurrikulës me kompetenca e mbështetur te:

  •  Kompetenca e të shprehurit
  • Kompetenca   qytetare
  •  Kompetenca e shoqerise dhe mjedisit
  •  Kompetenca e te nxënit
  •  Kompetenca dixhitale

Qëllimi i përmendur më sipër gjeti zbatim gjatë orës së mësimit ku u ndërthurën elementet e fushës historike me ato letrare etnografike dhe muzikore.

Nxënësit kishin siguruar veshje tradicionale të zonës së Dibrës dhe Shqiperisë së Mesme.

Gjithashtu u interpretua ardhja e Skenderbeut në Krujë nga nxënësit.

Disa nxënës së bashku me prindërit e tyre me origjinë nga Dibra kishin përgatitur edhe disa gatime tradicionale të zonës së Skenderbeut .Gjatë zhvillimit të orës model u vu re një impenjim dhe angazhim maksimal i nxenësve dhe mësueses.Gjithëpërfshirja e nxënësve krijoi larmitet në këtë orë e cila solli dhe realizimin e qëllimit të saj.U realizuan me sukses etapat e një ore mësimore.

Në këtë orë model ra në sy pjesmarrja e gjerë dhe e larmishme e përbërë nga:

·         Stafi i drejtorisë

·         Stafi i ekipit lëndor Histori-Gjeografi

·         Mësues të  lëndëve shoqërore Psikologji,Filozofi

·         Mësues të Matematikes dhe të edukimit Fizik

·         Prindër të nxënësve

Durres,me 09.11.2017